Mirësevini tek Komuniteti Bahá’í i Shqipërisë!
Kjo hapësirë është krijuar për të informuar rreth Besimit Bahá’í në përgjithësi, si dhe rreth historikut e aktiviteteve në veçanti të Komunitetit Bahá’í të Shqipërisë.
Jeni të mirëpritur që të hetoni rreth të vërtetave e parimeve shpirtërore, morale e shoqërore të shpallura nga Bahá’u'lláh-u dhe ndikimit që ato kanë në jetën e individit, familjes, komunitetit, kombit dhe mbarë botës.
Ju ftojmë të eksploroni këtë hapësirë, e cila ju çon drejt një oqeani dijesh që përmban margaritarë të pallogaritshëm e të çmueshëm për pasurimin e jetës së brendshme të çdo njeriu dhe drejt një universi mësimesh që janë destinuar të revolucionarizojnë e rimëkëmbin jetën e planetit.
Përgjigje për pyetjet
|
*******************
“...Popujt e botës, të çfarëdo race ose feje qofshin, e marrin frymëzimin nga i vetmi Burim qiellor dhe janë nënshtetas të të vetmit Perëndi.”
“O BIR I SHPIRTIT! Këshilla Ime e parë është kjo: ki një zemër të dëlirë, të sjellshme e rrezëlluese, që yti të jetë një sovranitet i lashtë, i pavdekshëm e i përjetshëm”.
- Bahá’u’lláh -
*********
"O MIK! Në kopshtin e zemrës sate mos mbill asgjë veç trëndafilit të dashurisë, dhe mos e lësho bilbilin e simpatisë e të dëshirës..."
- Bahá’u’lláh -
*******************
|